LAJMI I FUNDIT:

​QKMF e Ferizajt në pritje të furnizimit me vaksina nga Ministria e Shëndetësisë

​QKMF e Ferizajt në pritje të furnizimit me vaksina nga Ministria e Shëndetësisë

Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se furnizimi me vaksina kundër COVID-19 për QKMF-të e kësaj komune nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim vaksinimin e grup-moshave mbi 65-vjeç, siç ishte paralajmëruar për këtë të hënë, nuk ka ndodhur sot.

Kjo bëri që të interesuarit për vaksinim të mos merrnin shërbimin, ndonëse i gjithë stafi dhe të gjitha përgatitjet ishin dhe janë të gatshme nga ana e QKMF-së në sallën e sportit të Shkollës së Bujqësisë në Ferizaj.


Stafi drejtues dhe shëndetësor në QKMF janë në pritje të furnizimit me vaksina nga Ministria e Shëndetësisë që të rifillojë vaksinimin.

“Qytetarët e grup-moshave mbi 65-vjeç do të kontaktohen dhe njoftohen me kohë për arritjen e vaksinës”, thuhet në një postim në Facebook.

Në 24 orët e fundit, në Ferizaj janë regjistruar dy raste të reja me COVID-19, që e çon në gjithsej 105 numrin e rasteve aktive.

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori