LAJMI I FUNDIT:

Qindra të burgosur arratisen nga një burg në Haiti

Qindra të burgosur arratisen nga një burg në Haiti

Më shumë se 400 të burgosur në Haiti u arratisën nga një burg që gjendet pranë kryeqytetit Port-au-Prince.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, autoritetet thanë se 25 njerëz vdiqën pas arratisjes masive të së enjtes nga burgu Croix-des-Bouquets.


Në mesin e viktimave gjendej drejtori i burgut, si dhe kalimtarët e rastit të cilët u kapën nga dhuna.

Njëri nga ata që iku, një udhëheqës i fuqishëm bande i quajtur Arnel Joseph, u vra disa orë pas arratisjes.

Skena rrëqethëse nga Haiti, policët e armatosur arrestojnë të burgosurit e arratisur – nëpër rrugë filmohen kufoma e të plagosur
Lexo po ashtu Skena rrëqethëse nga Haiti, policët e armatosur arrestojnë të burgosurit e arratisur – nëpër rrugë filmohen kufoma e të plagosur

Burgu Croix-des-Bouquets u inaugurua në vitin 2012 dhe ishte projektuar për një kapacitet maksimal prej 872 të burgosurish.

Frantz Exantus, Sekretari i Komunikimit në Haiti, tha në një konferencë shtypi të premten se burgu kishte mbajtur më shumë se 1,500 të burgosur para këtij incidenti. /Telegrafi/