Banorët e qytetit suedez Trelleborg mbeten të habitur kur panë qiellin që kishte marrë ngjyrë të vjollcë, e siç raportohet shkak i kësaj është kultivimi i domateve në atë zonë.

Në fakt një fermë kishte vendosur të përdor një lloj ndriçimi të ri, me të cilën kursehet energjia elektrike - e si rezultat i kësaj i tërë qyteti ka marrë ngjyrë vjollcë sikurse në filmat e Hollywood-it, transmeton Telegrafi.


Siç raportohet ndriçimi që bie mbi perimet do të duhej të ishte e mirë për ta, megjithatë banorët nuk janë edhe aq të lumtur - kështu punonjësit e një ferme janë detyruar t’i fikin dritat nga ora 17:00 deri më 23:00.

“Edhe pse kjo do të thotë për në një hap pas, do t’i fikim dritat në orët e mbrëmjes. Nuk kemi menduar se njerëzit do të nervozohet, thjesht kemi dashur të kursejmë energjinë elektrike dhe të kontribuojmë në rritjen e domateve”, kanë bërë të ditur pronari Alfred Petersen. /Telegrafi/

1 213

2 30

3 24

4 18

5 12

6 9

7 4