Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që të kenë qasje më serioze ndaj Luginës së Preshevës.
Kamberi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se këto dy qeveri nuk kanë platformë dhe program shtetëror dhe nuk ndajnë buxhet të rregullt.
Kamberi tha se Qeveria e Republikës së Serbisë për Kosovën ka platformë dhe program shtetëror, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Kamberit:
“Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë duhet t’i qasen më seriozisht Luginës së Preshevës
Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë për Luginën e Preshevës:
– Nuk kanë platformë dhe program shtetëror
– Nuk ndajnë buxhet të rregullt
– Nuk kanë mekanizëm të veçantë qeveritar
Qeveria e Republikës së Serbisë për Kosovën :
– Ka platformë dhe program shtetëror
– Ndanë buxhet të rregullt (çdo vjet me qindra milliona euro)
– Ka mekanizëm të veçantë qeveritar (herë si ministri, herë si zyre të veçantë).
Qeveria e Republikës së Serbisë për Luginën e Preshevës :
– Ka platformë dhe program shtetëror, sado që letër e vdekur.
– Ndanë buxhet të rregullt, sado që pamjaftueshëm.
– Ka mekanizëm të veçantë qeveritar (Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), sado që jofunksional dhe joefikas”, ka shkruar Kamberi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare