LAJMI I FUNDIT:

Qeveritarët e dorëhequr mund t’i humbin beneficionet pas mandatit

Qeveritarët e dorëhequr mund t’i humbin beneficionet pas mandatit

Anëtarët e kabinetit qeveritar në dorëheqje, mund të mos gëzojnë kompensimin financiar pas përfundimit të mandatit.

Kjo, pasi në Ligjin për pagat në sektorin publik, i cili pritet të fillojë së zbatuari në muajin nëntor, thuhet se “nëse funksionari publik jep dorëheqje atëherë nuk i takon pagesa kalimtare pas përfundimit të funksionit”.


Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë, zëvendësministri i Administratës Publike, Hajredin Hyseni.

“Ashtu e thotë ligji i ri, mirëpo duhet të ju informojmë se ligji i ri hyn në funksion në muajin nëntor dhe deri atëherë vlen ligji aktual”, thotë Hyseni.

Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe sipas Kushtetutës, Qeveria në këtë rast bie.

Kuvendi i Kosovës është planifikuar të shpërndahet më 22 gusht. Mirëpo, pasi data e zgjedhjeve të parakohshme do të vendoset pas shpërndarjes së Kuvendit, atëherë nuk mund të thuhet nëse vendi do të ketë Qeveri të re para datës 1 nëntor, kur edhe nis të zbatohet Ligji për pagat në sektorin publik.

Çfarë thotë ligji?

Ligji për pagat e në sektorin publik, përveç funksionarëve që japin dorëheqje, nuk jep të drejtën e pagesës kalimtare edhe për funksionarët që shkarkohen nga funksioni për shkelje ligjore, pastaj nëse pas përfundimit të mandatit, ushtron ndonjë funksion për të cilin paguhet nga buxheti i Republikës së Kosovës, si dhe nëse funksionari me vendim të formës së prerë është shpallur fajtor nga gjykata për një vepër penale të kryer gjatë kohës sa ka bartur funksionin, ose gjatë periudhës së marrjes së përfitimit.

Ligji parasheh që kryeministri, pas përfundimit të mandatit, të gëzojë kompensimin kalimtar për pesë vjet në vlerë prej 70 për qind të pagës bazë të fundit, një asistent, një vozitës, një veturë zyrtare si dhe një zyrë të mobiluar.

Zëvendëskryeministrat dhe ministrat, të cilët pas përfundimit të mandatit nuk realizojnë asnjë të hyrë nga buxheti i shtetit, kanë të drejtën e kompensimit kalimtar, për një vit, në vlerë prej 70 për qind të pagës.

Ndërkaq zëvendësministrat, pas përfundimit të mandatit, kanë të drejtën e kompensimit kalimtar për gjashtë muaj, në vlerë prej 70 për qind të pagës.

Për të gëzuar kompensimin material, zëvendëskryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat, duhet të kenë ushtruar së paku gjashtë muaj mandatin e rregullt.

Kabineti në largim, ka 21 ministri, pesë zëvendëskryeministra dhe mbi 80 zëvendësministra.

Shoqëria civile: Kjo është vazhdimësi e zhvatjes së buxhetit

Mundësia e kompensimit material të funksionarëve publikë, nga ana e shoqërisë civile, vlerësohet në aspekte të ndryshme.

Valmir Ismaili nga organizata Demokraci Plus, thotë se në shumicën e vendeve të botës, është praktikë që zyrtarëve publikë t’u njihen disa përfitime pas përfundimit të mandatit.

“Në rrethana normale, kur do të kishim një qeveri të një madhësie aq sa ka nevojë Kosova dhe me numër shumë të kufizuar të ministrave, këto përfitime të përkohshme (dhe vetëm për ata që nuk realizojnë asnjë të hyrë tjetër) nuk do të paraqitnin ndonjë problem as në aspektin buxhetor. Megjithatë, sikurse çdo gjë tjetër në Kosovë, edhe kjo çështje ka marrë konotacion negativ dhe jo pa të drejtë. Krijimi i numrit të madh të ministrive dhe rritja e pafund e numrit të zëvendësministrave të panevojshëm, normalisht që irriton opinionin e gjerë edhe në këtë pike”, thotë Ismaili.

Sipas tij, pagesa kalimtare duhet të bëhet me shumë kujdes, brenda limiteve dhe kapaciteteve që ka buxheti i vendit.

Por, ndryshe mendon Besnik Boletini, hulumtues në organizatën joqeveritare “Çohu”. Ai thotë se pagesa kalimtare është një vazhdimësi e zhvatjes së buxhetit dhe taksave të qytetarëve.

“Nuk ka asnjë kuptim që një person, për çfarë do pozicioni që mban, të paguhet me muaj të tërë, në këtë rast me 70 për qind të pagës për shkak që ka qenë në një pozicion të caktuar. Tash llogariteni kemi mbi 80 zëvendësministra pastaj janë edhe ministrat, do të thotë është gjë shumë e pakuptimtë, që këta ia kanë bartur vetvetes. Puna si e tillë edhe në këto pozicione pranohet në mënyrë të vullnetshme. Kjo është vazhdimësi e keqpërdorimit të parasë publike”, thotë Boletini.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori