LAJMI I FUNDIT:

Qeveria vendos për masat e reja anti-COVID

Qeveria vendos për masat e reja anti-COVID
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për shtrëngimin e masave anti-COVID.

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar qytetarët që të caktojnë terminët për vaksinim dhe të vazhdojë procesi i vaksinimit.


Ai tha se varianti Delta është i pandalshëm dhe se duke marrë për bazë edhe numrin e lartë të infeksioneve ditëve të fundit janë të detyruar të ndërmarrin masa të reja për të shpëtuar shëndetin publik.

“Përkundër asaj që vaksinimi po shkon mirë, e kemi të detyrueshme që të marrim masa të reja që do të ngadalësojnë ritmin infeksioneve dhe ta ruajmë shëndetin publik. Distanca fizike dhe masat e higjiena personale janë të domosdoshme, por detyrë mbi detyrat për të gjithë neve si qytetarë të përgjegjshëm është vaksinimi. Vaksina ka mund dhe mund të zgjidhet lloji i saj, por duhet të merret”, tha kryeministri Kurti, transmeton Telegrafi.

Kurti ka njoftuar se nuk ka persona të vdekur që janë vaksinuar nga varianti Delta dhe tha se ata që janë prekur duke qenë të vaksinuar e kanë kaluar shumë më kollaj sëmundjen.

Ministri Vitia tha se masat e marra nuk kanë të bëjnë me detyrim të vaksinimit.

Ai u shpreh se vendimi është bazuar në situatën epidemiologjike në vend.

Vitia tregon masat e reja anti-COVID nga e premtja, thotë se do të angazhohen edhe 1 mijë punonjës shëndetësorë
Lexo po ashtu Vitia tregon masat e reja anti-COVID nga e premtja, thotë se do të angazhohen edhe 1 mijë punonjës shëndetësorë

Sipas tij, MSH-ja ka bashkëpunuar me të gjithë sektorët që mund të preken nga këto vendime.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës nuk janë bërë të ditura detaje për masat e marra anti-COVID, por gjatë të martës, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kishe bërë të ditur disa nga masat që do të merren.

Vitia ka njoftuar gjatë konferencës për medie se do të shtohen ekipet e vaksinimit, por edhe punonjësit e tjerë shëndetësor nëpër sektorë të ndryshëm.

“Do të propozojmë të mbyllen për një kohë klubet e natës, të reduktohet orari i gastronomisë. Ndërsa do të propozojmë edhe një zgjidhje për dasmat, me shumë kufizime të reja për shkak të rezervimeve të mëhershme që kanë bërë qytetarët tanë”, tha ministri Vitia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori