Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq më 6 shkurt do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, me ftesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Kjo vizitë do të ndodh në një kohë kur Kuvendi i Kosovës pritet të deklarohet përfundimisht rreth Marrëveshjes për kufirin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e cila është nënshkruar në vitin 2015. Këtë marrëveshje Kuvendi i Mali i Zi e ka ratifikuar, por jo edhe ai i Kosovës.
Gjatë vizitës së tij, Markoviq do të zhvillojë takime me kryeministrin Ramush Haradinaj, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Temë e këtyre takimeve pritet të jetë edhe çështja e Demarkacionit. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Donjeta Gashi, drejtoreshë e zyrës për Informim në Kryeministri.
“Natyrisht që në këtë vizitë do të bisedohet edhe për Demarkacionin. Është në interesin e të gjithëve që çështja e Demarkacionin të zgjidhet sa më parë. Tash ajo është në dorën e deputetëve të Kosovës”, ka thënë Gashi.
Gashi po ashtu ka treguar se gjatë kësaj vizite pritet të diskutohet edhe për planifikimin e mbajtjes së një mbledhje të përbashkët mes Kosovës dhe Malit të Zi.
“Vizita e Kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë, do të ketë në fokus zhvillimin e raporteve të mëtutjeshme bilaterale mes dyja vendeve. Ka shumë fusha në të cilat mund të zhvillohen këto raporte. Një mbledhje e përbashkët në mes të dy qeverive është treguar e suksesshme me Shqipërinë, po e planifikojmë me Maqedoninë dhe gjithashtu po synohet që kjo të bëhet edhe me Malin e Zi”, u shpreh ajo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë