Qeveria e Maqedonisë sot do të dorëzojë Propozim-ligjin për pagën minimale deri te Kuvendi

Qeveria në seancën e mbrëmshme e miratoi Propozim-ligjin për pagën minimale prej 12 mijë denarëve, kumtoi sot zëdhënësi Mile Boshnjakovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç tha Boshnjakovski në konferencën për shtyp, propozim-ligji sot do të dorëzohet deri në Kuvend.
Paga minimale prej 12 mijë denarëve ishte premtim parazgjedhor i LSDM-së dhe pjesë e programit të tyre qeveritar, njofton AIM.
Pritet nëse ky premtim do të realizohet nga ana e shumicës parlamentare, që qytetarët me pagën minimale të munden sadopak të mbijetojnë ekonomikisht. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































