LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shqiptare përgatitet për amnisti fiskale, Ibrahimaj: Jemi në fazë diskutimesh me institucionet ndërkombëtare

Qeveria shqiptare përgatitet për amnisti fiskale, Ibrahimaj: Jemi në fazë diskutimesh me institucionet ndërkombëtare

Qeveria nuk ka marrë një miratim nga institucionet e Bashkimit Europian dhe njësia e Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave Moneyval për projektligjin “Për Amnistinë Fiskale”.

Reklama

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se drafti u është prezantuar institucioneve ndërkombëtare por është ende në fazë diskutimi.

“Jemi ende në fazë diskutimi. Nuk ka një miratim nga këto institucione, por jemi duke u konsultuar me to”, tha Ibrahimaj.

Financat nuk e kanë ende një vlerësim se sa do të jetë pasuria që pritet të formalizohet nga nisma e amnistisë fiskale, por një studim po bëhet në bashkëpunim me bankën qendrore duke marrë si indikatorë paranë jashtë bankave.

“Nuk ka një faturë ende, por po e vlerësojmë bashkë me Bankën e Shqipërisë duke marrë në konsideratë vlerën e parave jashtë bankave në ekonomi”, theksoi ministrja.

Në fund të majit, paraja në qarkullim jashtë kanale zyrtare kapi vlerën e 3 miliardë eurove duke u rritur me 130 milionë euro krahasuar me një vit më parë.

Përveç draftit të amnistisë, financat po punojnë për rishikimin e buxhetit të këtij viti dhe në fokus të tij do të jetë zgjatja e paketës së rezistencës për shtresat në nevojë, të cilët marrin mbështetje financiare prej 3 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e rritjes së çmimeve. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama flet nga Bratislava: Ushtria serbe në kufij me Kosovën ka zero fuqi

Rama flet nga Bratislava: Ushtria serbe në kufij me Kosovën ka zero fuqi

Lajme
Serbët vazhdojnë protestat në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok

Serbët vazhdojnë protestat në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok

Lajme
Abazi për zhvillimet në veri: Po krijohet klimë që në zgjedhjet e ardhshme viktima Kurti të dal më i votuari

Abazi për zhvillimet në veri: Po krijohet klimë që në zgjedhjet e ardhshme viktima Kurti të dal më i votuari

Lajme
Arrestohen dy serbë në veri – policia u gjeti dhe konfiskoi armë, flamuj serb e emblema nacionaliste

Arrestohen dy serbë në veri – policia u gjeti dhe konfiskoi armë, flamuj serb e emblema nacionaliste

Kronika e Zezë
Kurti arrin në Bratisllavë, pritet të flas për të ardhmen e Kosovës

Kurti arrin në Bratisllavë, pritet të flas për të ardhmen e Kosovës

Lajme
Situata në veri, Kurti sot mban takim me Borrellin dhe Lajçakun në Bratisllavë

Situata në veri, Kurti sot mban takim me Borrellin dhe Lajçakun në Bratisllavë

Lajme
Kalo në kategori