LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shqiptare indekson pensionet me 3.3 për qind për përballimin e çmimeve të larta

Qeveria shqiptare indekson pensionet me 3.3 për qind për përballimin e çmimeve të larta

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave në Shqipëri, Delina Ibrahimaj tha sot se qeveria ka miratuar një vendim për të indeksuar pensionet me 3.3 për qind, për arsye të rritjes së çmimeve.

Vendim u mor gjatë mbledhjes së qeverisë të mërkurën, u shpreh ministra Inrahimaj në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes.

Ibrahimaj shtoi se nga ky indeksim do të përfitojnë të gjitha llojet e pensioneve: të plota, të reduktuara dhe të invaliditetit.


Shqipëria ndalon gjuetinë edhe për 5 vite të tjera
Lexo po ashtu Shqipëria ndalon gjuetinë edhe për 5 vite të tjera

“Parashikimi fillestar ishte 2.4 për qind, sipas inflacionit mesatar të 12-mujorit të vitit 2021, megjithatë, për shkak të rritjes së çmimeve indeksimi do të jetë 3.3 për qind”, u shpreh Ibrahimaj.

Gjatë mbledhjes së qeverisë u mor edhe vendimi nga Ministria e Turizmit për zgjatjen e moratoriumit të gjuetisë me 5 vite, për shkak se “ka sjellë rezultate pozitive në shtimin e popullatës së faunës”.

U vendos po ashtu nga Ministria e Drejtësisë se Shqipëria do të miratojë 2 konventa të reja të Këshillit të Evropës, njëra prej të cilave synon të forcojë mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Kronika e Zezë
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Lajme
Përplasjet për doracakët

Përplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori