LAJMI I FUNDIT:

Qeveria Kurti shfuqizon vendimin e ish-kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar

Qeveria Kurti shfuqizon vendimin e ish-kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar.

Në këtë mbledhje, po ashtu janë paraparë që të shfuqizohen edhe disa vendime të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan Telegrafi.


Sipas pikës së parë të rendit të ditës, Qeveria Kurti ka shfuqizuar të njëjtin vendim që e kishte marrë Qeveria Haradinaj, në fund të vitit 2017, për rritjen e pagave për vartësit e tij në kabinet.

“Duhet cekur se ky vendim nuk prek pagat aktuale në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu, propozoj që të plotësohet dhe të ndryshoj pika 2 e vendimit të Qeverisë 02/59 i datës 17.12.2015, që ka të bëjë me përfitimet e ish-zyrtarëve pas mbarimit të mandatit të tyre. Obligohet Ministria e Financave dhe Transfereve dhe institucionet përkatëse për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hynë në fuqi në ditën e nënshkrimit dhe zbatohet nga data 3 shkurt 2020”, tha kryeministri Albin Kurti në arsyetimin e vendimit.

Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria Haradinaj kishte vendosur për rritje të pagave deri në 100 për qind.

Qeveria e kaluar kishte marr vendim për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, dhe pjesës tjetër të kabinetit qeveritar.

Sa ishin dhe sa do të jenë pagat e kabinetit Haradinaj? (Video)
Lexo po ashtu Sa ishin dhe sa do të jenë pagat e kabinetit Haradinaj? (Video)

Paga e kryeministrit ka qenë 1,443.20 euro, ndërsa me vendimin e marrë kjo pagë është rritur në 2,950 euro dhe  krahasuar me pagat e shefave të qeverive në Ballkanin Perëndimor, del se Haradinaj kishte pagën më të lartë në rajon.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pagën mujore e ka 1,700 euro. Kryeministri malazez Dusko Markoviq e ka pagën 1,130 euro, ndërsa Ana Bërnabiq, shefja e Qeverisë serbe paguhet vetëm 1,000 euro në muaj. /Telegrafi/