LAJMI I FUNDIT:

Qeveria RMV-së pranon strategjinë kombëtare për zhvillim 2024-2044

Qeveria RMV-së pranon strategjinë kombëtare për zhvillim 2024-2044

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pranoi sot Tekstin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2024-2044, një hap vendimtar drejt vizionit të zhvillimit të vendit për dekadën në vijim. Pas një procesi të gjatë përfshirës dhe konsultativ me përfaqësues nga spektri i gjerë i shoqërisë, Strategjia përparimtar u dorëzua për shqyrtim në Kuvend. Ky dokument i rëndësishëm, që përcakton qëllime, prioritete dhe masa për zhvillimin e vendit, është thelbësor për përmbushjen e synimeve kombëtare, duke përfshirë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Strategjia identifikon gjashtë prioritete strategjike të cilat do të fokusohen në ekonominë e njohurive, inovacionin, zhvillimin rajonal, rivitalizimin demografik, sundimin e ligjit, sigurinë dhe transformimin e mjedisit. Procesi i hartimit të saj ka pasur përfshirjen e gjerë të qytetarëve, përfaqësuesve të institucioneve, bashkive lokale, organizatave jo-qeveritare dhe grupeve të margjinalizuara.


Ky proces i partneritetit mes qeverisë, komunitetit ndërkombëtar dhe shoqërisë civile është një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm dhe përkushtimit për të ardhmen e ndritshme të Maqedonisë së Veriut. Të gjitha palët e përfshira, përfshirë Zyra e Koordinatorit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, janë të përkushtuara në zbatimin e kësaj strategjie thelbësore për të siguruar një përparim të qëndrueshëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët. /Telergafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori