LAJMI I FUNDIT:

Qeveria publikon strategjitë kombëtare për luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

Qeveria publikon strategjitë kombëtare për luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

Qeveria e Maqedonisë njofton se sot ka publikuar strategjinë kombëtare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm (2018-2022) dhe strategjinë kombëtare për luftë kundër terrorizmit (2018-2022).

Dy strategjitë u miratuan në seancën e 57-të të qeverisë, e cila u mbajt më 6 mars, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dokumentet strategjike janë përpunuar nga Komiteti kombëtar për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit.

Në këtë komitet marrin pjesë 22 anëtarë dhe 22 zv.anëtarë, të cilët janë të punësuar në 21 ministritë dhe institucionet tjera të shtetit.

Nga qeveria thonë se përgatitja e këtyre dokumenteve është bërë me qëllim që të pengohet aktivitetet e ekstremizmit dhe radikalizimit.

Strategjinë kombëtare për parandalimin e ekstremizmit në gjuhën shqipe mund ta lexoni këtu, ndërsa strategjinë për luftë kundër terrorizmit mund ta lexoni këtu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori