LAJMI I FUNDIT:

Qeveria pret që Komuna e Strugës t’i prishë ndërtimet pa leje

Qeveria pret që Komuna e Strugës t’i prishë ndërtimet pa leje

Ndërsa kryetari i Strugës Ramiz Merko këmbëngul se nuk ka ndërtesa të paligjshme në Strugë në zonën e mbrojtur të Liqenit të Ohrit, Qeveria i kërkon Strugës që t’i përvilet punës dhe të fillojë prishjen e ndërtimeve.

“Qeveria ka sjellë disa konkluzione që urdhërojnë komunat të veprojnë sipas udhëzimeve të UNESCO-s dhe në përputhje me Ligjin të veprojnë me prishjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Komuna e Ohrit ka filluar procesin. Presim që edhe komuna e Strugës ta bëjë të njëjtën gjë së shpejti”, thonë nga Qeveria.


Alsat pyeti në komunën e Strugës se si planifikojnë të veprojnë me ndërtimet pa leje, por edhe me plazhet në bregun e liqenit të Strugës, nëse dihet që të gjithë koncesionerëve të mëparshëm u kanë skaduar kontratat prej vitesh? Nuk morëm asnjë përgjigje. Nga ana tjetër, kryetari i Ohrit thotë se pastrimi i bregut të liqenit të Ohrit do të përfundojë në fund të qershorit. Plazhet që u kanë skaduar marrëveshjet e koncesionit do të pastrohen.

“Të gjitha plazhet ose objektet e plazhit që ishin lëshuar më parë me marrëveshje koncesioni, të gjitha janë me vendime për heqje dhe asnjë prej tyre nuk mund të funksionojë këtë verë …”, tha Konstantin Gjeorgjieski, kryetar i Komunës së Ohrit.

Këtë javë, komuna do të ndihmohet edhe nga mekanizimi i NP Rrugët e Maqedonisë, pas çka aksioni do të intensifikohet, dhe pastaj do të punohet në rregullimin e plazheve që duhet të jenë pa shezlone, bare dhe pajisje të tjera./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori