LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndan nga 300 euro për mantelbardhët

Qeveria ndan nga 300 euro për mantelbardhët

Në mbledhjen e fundit, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e shtesave mujore prej 300 euro për personelin shëndetësor për angazhim shtesë për muajin korrik dhe gusht të vitit 2020.

Sipas këtij vendimi, shtesat janë për shkak të ekspozimit të drejtpërdrejt të rrezikut të infektimit në punën mjekëve dhe infermierëve gjatë trajtimit të pacientëve lidhur me virusin COVID-19.


“Me qëllim të mbështetjes së personelit mjekësor në vijën e frontit kundër pandemisë COVID-19, propozohet që infermiereve dhe mjekëve t’iu ndahet shtesa prej 300 euro. Ky vendim parasheh kompensimin edhe për dy muaj, korrik dhe gusht, që kanë qenë aktiv për gjatë kësaj periudhe”, tha ministrja e Financave, Hykmete Bajrami gjatë prezantimit të këtij vendimi. /Telegrafi/