LAJMI I FUNDIT:

Qeveria mblidhet për Projektligjin për buxhetin

Qeveria mblidhet për Projektligjin për buxhetin

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhje ku do të paraqitet edhe Projektligji për buxhetin e vitit 2020.

Këtë e ka konfirmuar një ditë parë kryeministri Albin Kurti, i cili tha se pas miratimit të programit, do t’ia bashkëngjisin edhe planin e punës.


“Ne tashmë e kemi miratuar Programin qeverisës, do t’ia bashkëngjisim edhe planin e punës dhe po planifikojmë që të kemi një mbledhje të Qeverisë për Projektligjin e buxhetit të vitit 2020”, ka deklaruar Kurti.

Opozita ka pasur kritika ndaj qeverisë se është vonuar me procedimin e Projektligjit për buxhetin për vitin 2020 duke thënë se kjo vonesë po shkakton pasoja të mëdha për vendin.

Në mungesë të ligjit të buxhetit për vitin 2020, aktualisht vendi është duke shfrytëzuar 1/12 e buxhetit dhe është miratuar kërkesa e Qeverisë nga Kuvendi edhe për shfrytëzimin e këtij buxheti për muajin mars.

Buxheti për vitin e kaluar ishte rreth 2.3 miliardë euro, derisa në mandatin e Qeverisë së re është premtuar se Kosova do të ketë buxhet rreth 3 miliardë.