LAJMI I FUNDIT:

Qeveria i ka zbuluar Hahn-it se administrata shtetërore numëron 185.000 pa ndërmarrjet publike!?

Qeveria i ka zbuluar Hahn-it se administrata shtetërore numëron 185.000 pa ndërmarrjet publike!?

Në suaza të dialogut në nivel të lartë pas dyerve të mbyllura i cili u mbajt gjatë të premtes me komisarin evropian Johanes Hahn, Qeveria në fund ka dalë me shifër të saktë për madhësinë e administratës shtetërore, shkruan Utrinski vesnik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç ka raportuar qeveria, administrata shtetërore për momentin numëron 185.000 persona pa i numëruar ata në ndërmarrjet publike, për dallim nga viti 2006, kur ky numër ka qenë 65.000, ose është zmadhuar për gati se treqind për qind!


Përndryshe, gazeta shkruan se Bashkimi Evropian është duke përgatitur një operacion masiv për zgjedhjet në Maqedoni, dhe për këtë qëllim do të përfshijë jo vetëm mbikëqyrës dhe ekspertë por do të ndajë edhe para. Këtë siç merret vesh e ka paralajmëruar komisari Hahn gjatë qëndrimit të tij në vend gjatë të premtes, duke sqaruar se qëllimi i tyre është që zgjedhjet e radhës të jenë “më të mira që mundet”, pa asnjë gjasë për shtyrje.

Në tërë procesin do të inkuadrohen OSBE, ODIHR dhe Këshilli i Evropës, me pritje për ngushtim drastik të hapësirës për keqpërdorime zgjedhore, dhe hapje të mundësisë për sundim të plotë të së drejtës në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori