LAJMI I FUNDIT:

Qeveria i jep statusin investitorit të parë strategjik

Qeveria i jep statusin investitorit të parë strategjik

Kabineti qeveritar ka aprovuar rekomandimin e Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit të investitorit strategjik për subjektin investues SOWI KOSOVO LLC. Vlera e kapitalit të këtij investimi strategjik është 169,093,575.00 euro.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në paraqitjen e kërkesë për këtë investitor tha se janë plotësuar kushtet që të njihet si investitor strategjik.


“Duke qenë se Kosova ka krijuar kushtet për investimet strategjike në investitorët potencial, sot para jush do ta paraqes aplikimin e parë për fitimin e statusit të investitorit strategjik SOWI Kosovo LLC, i cili i ka plotësuar të gjitha kriteret sipas Udhëzimit Administrativ për metodat e verifikimit të përmbushjes së detyrave dhe kritereve për investitor strategjik”, tha Shala.

Investitori i parë strategjik do të investoj 169 milionë euro
Lexo po ashtu Investitori i parë strategjik do të investoj 169 milionë euro

Në takimin e parë të Këshillit Ndërministror për Investime Strategjike është prezantuar kompania e parë për investime strategjike.

Ligji për Investime Strategjike, nuk solli investitorë të huaj
Lexo po ashtu Ligji për Investime Strategjike, nuk solli investitorë të huaj

Sipas prezantimit, kompania do të investoj në sektorin e energjisë alternative. /Telegrafi/