LAJMI I FUNDIT:

​Qeveria emëron bordin e KEK-ut dhe Postës

​Qeveria emëron bordin e KEK-ut dhe Postës

Qeveria e Kosovës ka mbajtur të premten një mbledhje elektronike, ku ka miratuar disa vendime.

Në mesin e tyre, Qeveria ka emëruar Bordin e drejtorëve të KEK-ut dhe atë të Postës së Kosovës.

Qeveria mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet që u miratuan
Lexo po ashtu Qeveria mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet që u miratuan

Emërimi i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës/KEK Sh. A” u bë me këtë përbërje: Valdrin Krasniqi, kryesues; Merita Kasapolli, anëtare; Filloretë Gashi-Sadiku, anëtare; Shpetim Zharku, anëtar.


Ndërkaq, emërimi i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Posta e Kosovës Sh.A” me këtë përbërje: Gëzim Paci, kryesues; Safije Beseni, anëtare; Sebahate Rexha, anëtare dhe Visar Nura, anëtar. /Telegrafi/