LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Zvicrës nënshkruan fillimin e pagesave për pensionistët nga Kosova

Qeveria e Zvicrës nënshkruan fillimin e pagesave për pensionistët nga Kosova

Këshilli Federal (Qeveria e Zvicrës) në mbledhjen e sotme ka vendosur: kosovarët që kanë punuar në Zvicër dhe pastaj janë kthyer për të jetuar në Kosovë, do t`i marrin pensionet e tyre të moshës e trashëgimisë si dhe ato të invaliditetit edhe atje. Kjo gjë u ishte pamundësuar që nga 1 prilli i vitit 2010.

Kjo gjë u bë e mundur pasi që Këshilli Federal miratoi sot Marrëveshjen për Sigurimet Sociale me Kosovën dhe presidenti Alain Berset e futi atë në fuqi me nënshkrimin e tij.


Por, marrëveshja fillon të realizohet në praktikë pasi ta kenë miratuar dy parlamentet e vendeve përkatëse.

Siç thuhet në një komunikatë të Departamentit të Punëve të Brendshme të Zvicrës (EDI) për nga përmbajtja kjo marrëveshje është e njëjtë me ato që Zvicra ka të nënshkruara me vende tjera të botës, përcjell albinfo.ch. Ajo bën koordinimin në veçanti të pensioneve të moshës dhe të trashëgimisë (AHV) dhe të atyre të invaliditetit (IV) me shtetet me të cilat funksionon, shkruan albinfo.ch.

Marrëveshja më e re, ajo me Kosovën mundëson pagesën jashtë vendit, të pensioneve për qytetarët e Kosovës. Ajo përfshin një klauzolë për mbështetje të ndërsjellë në luftimin e abuzimit të sigurimit. /Telegrafi/