LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së punëdhënës i keq, një vit nga protestat e punëtorëve

Qeveria e RMV-së punëdhënës i keq, një vit nga protestat e punëtorëve

Edhe këtë vit, fatkeqësisht, Qeveria mbetet një punëdhënës i keq, duke refuzuar të nënshkruajë Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik, ku është dashur të përcaktohet pagesa e pushimeve apo rroga e 13 (K-15) për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Kështu njoftojnë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë me rastin e përvjetorit të grevës së përgjithshme.

LSM kishte organizuar një protestë të madhe të punëtorëve më 12 dhjetorë të vitit të kaluar, me tri kërkesa kryesore: e dielja të bëhej ditë jopune, të rritej rroga minimale në 18.000 denarë dhe të nënshkruhej Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik.


Ndonëse protesta nuk u përkrah nga sindikatat e tjera, LSM-ja njoftoi se së bashku me punëtorët luftuan që e diela të jetë ditë jopune për 92 për qind të punëtorëve nga janari 2022 dhe që paga minimale të rritet në 18.000 denarë.

Në mars të 2022 u plotësuan dy nga këto tri kërkesa.

“Do të detyrohemi të kërkojmë përgjegjësi dhe dorëheqje nga ministrat që thanë qartë (por gënjyen dhe manipuluan) se do të ketë marrëveshje të re të përgjithshme kolektive për sektorin oublik dhe se ajo do të nënshkruhet deri në fund të këtij viti dhe do të zbatohet Metodologjia e re për harmonizim, e cila nënkupton rritje të të gjitha pagave me rritjen e pagës minimale, metodologji kjo e cila është e paraparë të hyjë në fuqi që nga 1 janari 2023, por nuk ka as “M” prej saj”, thanë nga LSM dhe njoftuan vazhdimin e luftës së përbashkët kundër padrejtësisë së shkaktuar nga punëdhënësit, pushteti vendor dhe ai qëndror./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori