LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së miratoi konceptin për transformim digjital të shoqërisë

Qeveria e RMV-së miratoi konceptin për transformim digjital të shoqërisë

Në drejtim të zbatimit të aktiviteteve për transformim digjital të suksesshëm të shoqërisë, si parakusht për përparim në luftën kundër korrupsionit dhe përforcimi i transparencës dhe menaxhimit të mirë, Qeveria në seancën e sotme e miratoi Konceptin për transformim digjital të shoqërisë.

Ky dokument, siç informojnë nga Shërbimi për shtyp i Qeverisë, muajin e kaluar ishte miratuar nga Këshilli Nacional për Transformim Digjital të Shoqërisë, me të cilin udhëheq zëvendëskryeministrja e obliguar për Politika për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska.


“Koncepti është një dokument mbështetës që përcakton parimet bazë që duhet të udhëheqin transformimin digjital të të gjitha fushave të shoqërisë, i cili do të arrihet përmes bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë, institucioneve publike, kompanive private, sektorit civil dhe komunitetit akademik” citohet në kumtesë.

Parimet bazë të këtij koncepti janë sundimi i ligjit, kohezioni social dhe partneriteti privat-publik, qasja e lirë në informacionet publike, burime të besueshme të të dhënave dhe standardizim të përdorimit të shënimeve dhe nënshkrimeve digjitale. Në kumtesë theksohet se, Koncepti për transformim digjital të shoqërisë synon drejt ndryshimeve themelore në mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe përmirësimit të efikasitetit të tyre si servis i qytetarëve.

Përveç përmirësimit të qasjes së lirë në informacionet publike, një nga ndryshimet e rëndësishme të cilat i sjell ky Koncept, siç informojnë nga Qeveria, është dhënia e përparësisë versionit digjital të shënimeve dhe nënshkrimeve elektronike. Të dhënat që janë vendosur njëherë në regjistrin publik, nuk do të kërkohen sërish nga personat fizik dhe juridik, ndërsa nënshkrimi digjital i formuar me letërnjoftim është i barabartë me një nënshkrim të dhënë me dorë.

Zbatimi i Konceptit e obligon Qeverinë të vendosë letërnjoftim elektronik dhe të zbatojë masa për mbështetje për lidhjen e të gjitha amvisërive me shërbimet me shtrirje të gjerë në pesë vitet e ardhshme.

“Që të arrihen qëllimet e parashtruara me Konceptin, do të formohet një Agjenci për digjitalizim, e cila do të jetë kompetente për menaxhim me rrethinën për këmbim të sigurt të të dhënave, vendosjen e standardeve për TIK dhe siguri kibernetike për të gjitha palët e interesuara, ofrimi i udhëzimeve për menaxhim me ndryshimet gjatë transformimit digjital të administratës dhe ndërgjegjësim publik për këtë problematikë”, shtohet në kumtesë.

Përmbajtja e Konceptit për transformim digjital të shoqërisë është rezultat i projektit për avancimin e digjitalizimit në vend, me mbështetje financiare të SHBA-së dhe Estonisë dhe mbështetje eksperte nga Qendra estoneze për zhvillim ndërkombëtar.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori