LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së me fushatë 350 mijë euro do të tregojë përfitimet nga anëtarësimi në BE

Qeveria e RMV-së me fushatë 350 mijë euro do të tregojë përfitimet nga anëtarësimi në BE

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në prag të zgjedhjeve përgatit fushatë të re, me të cilën do të afirmojë dhe promovojë anëtarësimin në BE dhe dobitë që do të kenë qytetarët. Kjo fushatë do t’u kushtojë qytetarëve 350 mijë euro.

Marrëveshja është nënshkruar para një jave, ndërsa vlen 18.5 milionë denarë, kurse kompania “Vertigo NME” duhet të përgatisë slogan, llogo, standarde grafike, strategji kreative për komunikim, dizajn të bilbordeve, video promovuese, ueb banere, zgjidhje grafike për rrjetet sociale dhe strategji PR.


“Fushata do të përfshijë dobitë e procesit eurointegrues dhe anëtarësimit në BE për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, në disa kanale të komunikimit”, thanë nga Qeveria.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, dje nuk u përgjigj në lidhje me këtë fushatë, por tha se do të publikojë emrat e atyre që janë kundër BE-së.

Ndryshe, Qeveria e RMV-së para disa muajve realizoi fushatë “Ne jemi BE” për të bindur qytetarët të përkrahin anëtarësimin në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori