Qeveria e RMV-së dërgoi në Kuvend plotësim të Informacionit për përmbajtjen e Propozim-kornizës së negocimit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se Qeveria ka dorëzuar plotësim të Informacionit për përmbajtjen e Propozim - kornizës së negocimit për negociatat e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
"Ju informojmë se Qeveria sot, si kërkesë e koordinimit të djeshëm në Kuvend, dërgoi në Kuvend plotësim të Informacionit për përmbajtjen e Propozim - kornizës së negocimit për negociatat e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, të propozuar nga Kryesimi francez më 30 qershor 2022", thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Nga atje shtojnë se dokumentet janë shpërndarë te të gjithë deputetët./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/07/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































