LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e përkrahë Klubin e Prodhuesve në fushatën për prodhimet vendore

Qeveria e përkrahë Klubin e Prodhuesve në fushatën për prodhimet vendore

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka miratuar kërkesën e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj për mbështetjen e Klubit të Prodhuesve Kosovarë.

Sipas njoftimit, në këtë takim është marrë vedimi për ndarjen e 35 mijë eurove për zbatimin e fushatës vetëdijësuese për prodhimet vendore.


“Me propozim të zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, është aprovuar vendimi për mbështetjen e Klubit të Prodhuesve Kosovarë me 35 mijë euro për implementimin e fushatës vetëdijësuese për prodhimet vendore dhe për konsumin e tyre”, thuhet në njoftim e Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/