LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë sot do të kërkojë huamarrje të re

Qeveria e Maqedonisë sot do të kërkojë huamarrje të re

Ministria e financave sot ka planifikuar të marrë një huamarrje të re përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë. Huamarrja do të bëhet nga kreditorët e brendshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo është huamarrja e dytë për këtë vit.


Ministria do të ofertojë më 17 janar, letra me vlerë me normë interesi prej 2.1%, me vlerë prej 6.5 milionë euro, ndërkaq një ditë më vonë, pra më 18 janar, duhet të kthehet shuma e njëjtë.

Përndryshe, herën e fundit, qeveria mori 31.7 milionë euro hua. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë paraparë 18 ankade. /Telegrafi/