LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë siguroi 2 milionë euro për zbatimin e Programit për ajër të pastër

Qeveria e Maqedonisë siguroi 2 milionë euro për zbatimin e Programit për ajër të pastër

Qeveria e Maqedonisë në seancën e 116-të e miratoi Propozim-programin për realizimin e Planit për ajër të pastër për vitin 2019.

Duke pasur parasysh se luftimi me ajrin e ndotur është prioritet strategjik i Qeverisë, programi bazohet në katër komponentë: masat për trajtimin e drejtpërdrejtë të shkaqeve të ndotjes, ndërgjegjësimin e publikut nga mosha parashkollore deri në moshën e pensionit, ndryshimet rregullative të nevojshme për kalimin në sistemin e energjisë me emetim të ulët dhe zbatimin e një platforme për koordinimin dhe monitorimin e zbatimit të programit, njofton Telegrafi Maqedoni.


Programi për uljen e ndotjes së ajrit gjithashtu përcakton qëllimin e fondeve të siguruara prej 2 milion euro.

Paratë do të përdoren për të financuar zëvendësimin e sistemeve ekzistuese joekologjike të ngrohjes së amvisërive, kopshte, shkolla fillore dhe të mesme, objekte shëndetësore dhe ndërtesa administrative në qytetet më të ndotura në vend, si dhe për blerjen e pastruesve të ajrit në ambiente të mbyllura në kopshte, shkolla të mesme, objekte shkollore dhe administrative.

Në planin aksionar për uljen e ajrit të ndotur për vitin 2019 përfshihet edhe nisma nga tre organizata qytetare që do të përpunojnë web-faqe të posaçme, ku do të numërohet të gjitha masat që duhet të zbatojnë institucionet shtetërore dhe vendosjen e filtrave në ndërmarrjet e mesme dhe të vogla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori