Qeveria e Kosovës e ka shpallur të martën si organizatë terroriste grupin militant të Libanit, Hezbollah, përfshirë të gjitha formacionet e saj, si politike ashtu edhe ato ushtarake.
Propozimin për marrjen e këtij vendimi e ka bërë Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla.
“Marrja e një hapi të tillë të rëndësishëm kontribuon edhe në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, si aleate strategjike, Bashkimin Evropian dhe partnerë tjerë, për eliminimin e rreziqeve që i kanosen Republikës së Kosovës dhe partnerëve të saj”, ka thënë ajo.
Ditë më parë, Gjermania ka ndalur aktivitetet e grupit militant të Libanit, Hezbollah në tokën e saj dhe e ka shpallur atë grup terrorist.
Hezbollahu, si tërsi, konsiderohet grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Izraeli, Arabia Saudite dhe disa vende tjera të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit