LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shfuqizon vendimin që e shpall si investitor strategjik kompaninë ‘Moxico Luma Kosova Mining’

Qeveria shfuqizon vendimin që e shpall si investitor strategjik kompaninë ‘Moxico Luma Kosova Mining’

Qeveria e Kosovës njofton ka shfuqizuar një vendim të datës 13 dhjetor 2022 me të cilin i kishte rekomanduar Kuvendit të Kosovës që kompaninë “Moxico Luma Kosova Mining”, ta shpallë investitorë strategjik.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, nuk janë dhënë arsyet e shfuqizimit të këtij investimi.


“Qeveria e Kosovës, ka mbajtur mbledhje Elektronike në të cilën ka shfuqizuar Vendimin 04/112 të datës 13 dhjetor 2022 me të cilin ishte konfirmuar vullneti i Qeverisë për t’i proceduar Kuvendit të Kosovës, Vendimin 13/50, të datës 21 dhjetor 2020, për dhënien e Statusit Investitor Strategjik për subjektin investues Moxico Luma Kosova Mining LLC”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/