Vizita e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut dhe reagimet atje, mund të jenë sinjal i një zbehje të lehtë të raporteve mes Kosovës e këtij shteti.
Analistët thonë se vizita e Kurtit në Tetovë e Çair, do të ndikojë negativisht edhe në rolin e shqiptarëve në këtë shtet, për shkak të situatës së brishtë politike që është në Maqedoninë e Veriut. Reagimeve që kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, u është përgjigjur Qeveria e Kosovës
Më shume se vizitë, shkuarja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Tetovë e Çair po vlerësohet se ishte një tubim elektoral.
Pas reagimeve të djeshme për vizitën e Kurtit, analistët thonë se kjo mund të ndikojë në ftohjen e raporteve mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, një ditë më parë ka kërkuar sanksionimin e drejtuesve të komunës së Çairit dhe Tetovës, për siç ka thënë, “provokimet nacionaliste që propozojnë ide shoviniste të shteteve të mëdha”.
Visar Ymeri, nga Instituti “Musine Kokalari”, thotë se Kurti do duhej të u përgjigjej reagimeve dhe se sipas tij, vizita e kryeministrit, do të ketë ndikim negativ, për shqiptarët në këtë shtet.
“Kjo vizitë e Kurtit mund edhe tua vështirësoj pak pozitën edhe shqiptarëve atje sepse pamë edhe nga reagimet tash të presidentit të Maqedonisë Veriut i cili shkon deri aty sa kërkon mbase edhe ndjekje penale ose ligjore ose trajtim ligjor të kësaj ftese që i kanë bërë dy kryetarët e komunave dhe mund të ua vështirsojë pozitën edhe atyre”, thotë Visar Ymeri- “Musine Kokalari”.
Njëjtë mendon edhe Shkodran Ramadani, i cili shton se kjo kjo vizitë më shumë ngjanë në fushatë zgjedhore.
“Në rast se fiton atje partia VMRO atëherë mund të ndodhë që tensionet të rriten ose të ftohen raportet, më mirë të themi e jo të rriten tensionet për shkak nuk besoj që do ketë shumë zhvillime, por nuk është e mirëseardhur nga ana e maqedonëve që Kosova si shteti i dytë shqiptarë të përfshihet at shumë në politikat e brendshme, prandaj unë këtë vizitë të Kurtit nuk do ta quaja vizitë fare por është besoj fushatë zgjedhore”, ka thënë Shkodran Ramadani – Analist.
Gjatë ditës, ndaj kritikave të presidentit të Maqedonisë ka folur kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili i ka cilësuar si të ngutshme, dhe se sipas tij, presidenti nuk është informuar mirë nga kabineti apo këshilltarët.
Ganiu është shprehur se organizimi në Çair ka shkuar sipas protokollit dhe se nuk ka pasur asnjë provokim.
E në një përgjigje për RTV Dukagjini, nga qeveria e Kosovës kanë thënë se Kurti në këto dy komuna ka shkuar me ftesë të kryetarëve, duke përmendur edhe mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive në shtator të vitit 2021.
Në këtë përgjigje, qeveria i përgjigjet edhe presidentit të Serbisë.
“Vizita e Kryeministrit Kurti në Maqedoni të Veriut u bë me ftesë të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me rastin e ri-emërtimit të një rruge në Shkup me emrin e veprimtarit Adem Demaçi dhe inaugurimit të rrugës që lidhë fshatin Vicë me fshatin Sellcë. Në mes të muajit qershor, po ashtu me ftesë kryeministri Kurti kishte marrë pjesë në Forumin e Prespës, në Strugë, në kuadër të së cilit ai kishte zhvilluar takime edhe me zyrtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Ndërkaq që sa i përket nivelit të marrëdhënieve ndërshtetërore, ne kujtomë që dy qeveritë për të herë të parë kishin mbajtur një mbledhje të përbashkët në shtator të vitit 2021, si rezultat i marrëdhënieve të mira dhe interesave të përbashkëta. Komunikimi ndërmjet kabineteve qeveritare është i rregullt. Siç duket Vuçiq është nisur nga vetja e tij, insistimi në Serbi të Madhe edhe pas katër luftërave të humbura me emrin Bota serbe, dhe na akuzon neve kot”, ka thënë Përparim Kryeziu – zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë së premtes ka qëndruar në vizitë në Tetovë e Çair, por që nuk është takuar me asnjë nga liderët e shtetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje