LAJMI I FUNDIT:

“Qeveria e Kosovës jeton në një univers paralel”, “vendim prej shtetari nga Donika Gërvalla” – analistët pro dhe kundër letrës së Qeverisë për draft-statutin e Asociacionit

“Qeveria e Kosovës jeton në një univers paralel”, “vendim prej shtetari nga Donika Gërvalla” – analistët pro dhe kundër letrës së Qeverisë për draft-statutin e Asociacionit

Reagime të shumta vendore ka pasur sot pasi Qeveria e Kosovës njoftoi se është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert.

Njohës të politikës në vend shprehen pro dhe kundër letrës së qeverisë ku paralajmërohet dërgimi i një draft-statutit në Kushtetuese deri në fund të majit.

Analisti politik, Agon Maliqi thekson se Qeveria e Kosovës jeton në një univers paralel ku mendon se shtetet e perëndimit mundet siç thotë me i “Folliratë”.


“Qeveria e Kosovës jeton në një univers paralel ku mendon se shtetet e perëndimit mundet me i ‘folliratë’ si militantat. Kushdo që ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare besoj se ka bërë ‘simulime’, ku studentët luajnë role shtetesh dhe shpesh krijohen skenare jorealiste. Kosova sot po qeveriset si simulim studentësh”, shkruan ai.

“I patëm 2+ vjet si shtet për ta dërguar draftin tonë maksimalist të asociacionit. Tash kur efektivisht u mbyll hapësira e dialogut dhe u humb mundësia për t’u bërë diçka më serioze gjatë administratës Biden, madje edhe u mbyll dera për Këshill të Evropës sivjet, qeveria del me një manovër se ‘do ta dërgojmë draftin e bazuar në FES deri më 31 maj’. Kjo do të trajtohet nga aleatët si tallje me ta”, shkruan ai.


Ndërkaq, për njohësin tjetër të zhvillimeve politike, Ehat Miftaraj një veprim i tullë duhet përgëzuar.

“Donikë Gervalla dërgon shkresë zyrtare ku zotohet se Qeveria e Kosovës deri më 24 maj 2024 do e dërgon Statutin e Asociacionit në Kushtetuese.

Nëse ky lajm konfirmohet është vendim prej shtetari nga Donike Gërvalla dhe për këtë duhet përgëzuar.

P.S. Pse Kosova e ka degraduar pozitën ku nga themelimi i Asociacionit lidhet me anëtarësim në CoE dhe PA njohje reciproke nga Serbia dhe ulësja në OKB është rezultat i tallava diplomacisë udhëhequr nga Kurti, Bislimi dhe qeverisja populiste me vizion të vetëm VOTEN dhe pushtetin”, shkruan ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar

Një person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar

Lajme
Bllokohet Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën

Bllokohet Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën

Lajme
Bojkoti i Kuvendit nga shumica parlamentare, përplasen Imer Mushkolaj me deputetët e LVV-së

Bojkoti i Kuvendit nga shumica parlamentare, përplasen Imer Mushkolaj me deputetët e LVV-së

Lajme
Abdixhiku i prerë: LDK do të jetë pjesë e Qeverisë vetëm me mua si kryeministër

Abdixhiku i prerë: LDK do të jetë pjesë e Qeverisë vetëm me mua si kryeministër

Politikë
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është “i forti” i Shkodrës?

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është “i forti” i Shkodrës?

Lajme
Incidenti në Fushë-Kosovë: Fqinji i vuri flakën njehsorëve elektrikë të banesës

Incidenti në Fushë-Kosovë: Fqinji i vuri flakën njehsorëve elektrikë të banesës

Kronika e Zezë
Kalo në kategori