LAJMI I FUNDIT:

“Qeveria e Erdoganit është e përfshirë në krim dhe korrupsion”, Turqia bllokon videot dhe mesazhet e Sedat Pekerit

“Qeveria e Erdoganit është e përfshirë në krim dhe korrupsion”, Turqia bllokon videot dhe mesazhet e Sedat Pekerit

Sedat Peker, njeriu që kohët e fundit ka bërë bujë me deklaratat rreth përfshirjes në krim të organizuar dhe korrupsion të anëtarëve të kabinetit qeveritar të presidentit Recep Tayyip Erdogan, i janë bllokuar të gjitha llogaritë në media sociale dhe video kanalet.

Kryemafiozi turk që është zhvendosur në Dubai, kohët e fundit ka publikuar videoja dhe mesazhe teksa pretendon se njerëz të afërt të presidentit turk, së bashku me të kanë kryer krime gjersa disa anëtarë të partisë së Erdoganit kanë vrarë edhe njerëz të pafajshëm duke arsyetuar se ishin terrorist.


Por, duket se kjo i ka penguar qeverisë turke dhe ka marrë masa duke i bllokuar të gjitha llogaritë në Twitter, Instagram dhe YouTube për në territorin e Turqisë, transmeton Telegrafi.

Kështu ka pohuar aktivisti dhe akademiku për të drejtat kibernetike, Prof. Dr. Yaman Akdeniz, i cili njoftoi se kanali YouTube, llogaritë në Twitter dhe Instagram të Sedat Peker, i cili u dënua për udhëheqjen e një organizate të krimit të organizuar, janë bllokuar. Duke shpjeguar se arsyeja është ‘mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe rendit publik’.

Sërish godet mafiozi turk, Sedat Peker: Kam mbajtur tubime elektorale për AKP-në e Erdoganit
Lexo po ashtu Sërish godet mafiozi turk, Sedat Peker: Kam mbajtur tubime elektorale për AKP-në e Erdoganit

“Hyrja në kanalin YouTube të Sedat Peker dhe disa nga videot e tij, si dhe llogaritë e tij në Twitter dhe Instagram, është bllokuar për arsye të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes së rendit publik. Megjithëse platformat përkatëse kanë përfaqësime në Turqi”, ka pohuar ai.

Twitter, YouTube dhe Instagram tani kanë përfaqësues ligjorë në Turqi, por ajo ka ligje që mund të bllokojnë këto platforma. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori