LAJMI I FUNDIT:

Qeveria dhe OSBE, këtë javë merren vesh për zgjedhjet e Serbisë (Video)

Qeveria dhe OSBE, këtë javë merren vesh për zgjedhjet e Serbisë (Video)

Serbët e Kosovës nuk e dinë ende sesi do të votojnë për të preferuarit e tyre në zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen në muajin e ardhshëm.

Kosova dhe Serbia nuk janë pajtuar akoma për modalitetet e mbajtjes së zgjedhjeve të 2 prillit, por në takimin që do të mbahet këtë javë, pritet të zgjidhjen këto paqartësi.


RTV Dukagjini mëson se zyrtarë të Qeverisë së Kosovës gjatë kësaj jave do të takohen me përfaqësues të OSBE-së, si lehtësues të këtij procesi, ku pritet ta qartësojnë përfundimisht qëndrimin e tyre nëse zgjedhjet për president të Serbisë do të shtrihen edhe në Kosovë.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit të shkuar, serbëve të Kosovës u ishte mundësuar që të votonin për partitë politike të Serbisë, proces të cilin e kishte menaxhuar misioni i OSBE – së. Atëherë ishin hapur 90 qendra votimi, në 21 lokacione, derisa sipas Komisionit zgjedhorë të Serbisë, në Kosovë kanë qenë të regjistruar 106,094 serbë persona me të drejtë vote.

Qeveria e Kosovës i ishte referuar këtyre votimeve si operacion i grumbullimit të votave, por procedura e votimit ka qenë e njëjtë sikurse në pjesë të tjera të Serbisë. Përpos votimit, numërimi i votave ishte bërë në Serbi – përkatësisht në Vranjë dhe në Rashkë. /RTVD/Telegrafi/