LAJMI I FUNDIT:

Qeveria demanton MPJ-në, thotë se nuk ka marrë vendim për ndalesën e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë

Qeveria demanton MPJ-në, thotë se nuk ka marrë vendim për ndalesën e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë

Jetlir Zyberaj këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, dje përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se MPJ u ka ndaluar hyrjen në Kosovë të gjithë zyrtarëve serbë.

Mirëpo një vendim i tillë po del të mos jetë marrë në koordinim me kryeministrin Ramush Haradinaj.


MPJ merr vendim: Asnjë zyrtar nga Beogradi nuk do të lejohet ta vizitojë Kosovën
Lexo po ashtu MPJ merr vendim: Asnjë zyrtar nga Beogradi nuk do të lejohet ta vizitojë Kosovën

Ky i fundit sot në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Poznan të Polonisë, i ka thënë kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq  se ky lajm nuk është i vërtetë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media, ku thuhet se Qeveria nuk ka marrë asnjë vendim të tillë.

“Pas raportimeve të fundit dhe adresimit të shumë mediave në pyetje rreth deklaratave për ndalesën e hyrjes në Kosovë për qytetarët serb, njoftojmë opinionin se Qeveria e Kosovës nuk ka marrë një vendim të tillë.

Protokolli i vizitave të zyrtarëve nga shteti i Serbisë tashmë është i njohur dhe secila kërkesë trajtohet në bazë të procedurave ligjore” thotë njoftimi i Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori