Është miratuar Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2016 të Qeverisë.
Ky projektligj parasheh që të ndryshohen disa projektligje dhe disa të tjera të hiqen nga ky vit.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka propozuar që projektligji për pagat të mos hiqet nga plani për këtë vit. Ai ka kërkuar nga ministri Jagxhillar që për javën e ardhshme të jetë i gatshëm ky projektligj.
Ky propozim është përkrahur edhe nga kryeministri Mustafa.
Po ashtu Qeveria ka miratuar edhe Shqyrtimin e Projektligjit për Legalizimin e Armëve dhe Dorëzimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta, Municionit dhe Mjeteve Eksplozive.
Për këtë projektligj zv.kryeministri Hajredin Kuçi tha se duhet që të autorizohet MPB që persona që dorëzojnë armët vullnetarisht, të amnistohen, raporton lajmi.net.
Në mbledhjen e qeverisë është marr vendimi që Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës të bartet nga Zyra e Kryeministrit në Ministrinë e Kulturës. Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se ky vendim është marr pas konsultimeve të gjata pasi kanë konsideruar se kjo Agjenci më shumë është në kompetencë të Ministrisë së Kulturës se sa e Zyrës së Kryeministrit.
Qeveria po ashtu ka marr vendim përfundimtar për shpronësimin e pronës shoqërore në emër të Shoqatës se Vllaznim Bashkimit e cila do t’i jepet Fondit të Kursimeve Pensionale.
Po ashtu është miratuar propozim vendimi për themelimin e grupit për Rishikimin Funksional për Sektorin e Sundimit të Ligjit.
Ministrja e drejtësisë Dhurata Hoxha tha se ky propozim parasheh rishikimin e infrastrukturës ligjore, rritjen e efektivitetit të institucioneve të ligjit.
Valon Murtezaj zëvendësministër i Punëve të Jashtme tha se takimi i parë i Këshillit të Stabilizim-Asocimit do të mbahet këtë javë në Bruksel mes BE dhe Kosovës. “Qeveria e Kosovës thekson bindshëm se e ardhmja e popullit të Kosovës është në BE. Jemi të përkushtuar në reformat dhe e dimë se janë të vështira. Takimi do të jetë i nivelit më ta lartë ku do të flitet për raportet nëse BE dhe KS zbatimi i MSA-së, të arriturat e Kosovës”, tha Murtezaj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre