Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani, thotë se armëpushimi i njëanshëm i qeverisë me talebanët ka përfunduar.
“Forcat afgane të sigurisë dhe të mbrojtjes mund të rifillojnë tani operacionet ushtarake”, tha presidenti, përcjell Telegrafi.
Ai shtoi se është në dorë të talebanëve nëse duan të vazhdojnë luftën apo të bashkohen në përpjekjet për paqe.
Kryengritësit kanë vrarë dhjetëra ushtarë afganë në sulme në të gjithë vendin, që kur përfundoi armëpushimi i shkurtër për Fitër Bajramin këtë muaj.
Pezullimi i pashembullt i luftimeve për disa ditë u arrit në përgjigje të një armëpushimi një javor nga forcat qeveritare, që më pas u shty në dhjetë ditë, por që përfundoi sot.
Talebanët nuk i kanë përfillur thirrjet e qeverisë afgane, të cilën e quajnë “kukull” të Shteteve të Bashkuara dhe kanë kërkuar bisedime direkte me amerikanët për të ndalur luftimet. Uashingtoni nuk pranon të zhvillojë bisedime me kryengritësit dhe këmbëngul që procesi i paqes duhet të udhëhiqet nga afganët, të cilët të marrin në dorë zbatimin e tij. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBritanikja e bleu dhjetë euro një unazë në një treg - tre dekada më vonë e shiti për 500 mijë euro
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Dronët ukrainas mund të godasin qindra kilometra brenda Rusisë, thotë zyrtari i Moskës
Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë
A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?
Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete