LAJMI I FUNDIT:

Qetësohet Peja, hiqen dilemat – nga 76 mostrat, dy pozitivë dhe të tjerat negativë – megjithatë mbetet në karantinë

Qetësohet Peja, hiqen dilemat – nga 76 mostrat, dy pozitivë dhe të tjerat negativë – megjithatë mbetet në karantinë

Për shkak të ngritjes së shumë pyetjeve hipotetike që kanë arritur në Redaksinë e ‘RADIO 1’ nga ana e qytetarëve të shqetësuar, ‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’, i është drejtuar pas-mesnatës fillimisht autoriteteve përgjegjëse shëndetësore në Prishtinë e më pas edhe në Pejë.

Sipas mediumit në fjalë, ata kanë pyetur autoritetet rreth asaj se derisa të shtunën janë marrë 76 mostra në Pejë, prej tyre keni konfirmuar dy raste pozitivë – pjesa tjetër e mostrave të mara, a janë trajtuar apo kanë mbetur për përpunim?


Dhe në këtë drejtim thuhet më tej, referuar email-it zyrtar nga niveli qendror, kësaj pyetje, zyrtarisht i është përgjigjur për ‘RADIO 1’, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës Dr. Petrit Loci, që është edhe Drejtues i Autorizuar i Shtabit Emergjent të Pejës.

Peja shpallet zonë karantine
Lexo po ashtu Peja shpallet zonë karantine

Ai ka sqaruar si në vijim: ”Po janë marrë 76 mostra, dy që u raportuan janë pozitivë dhe me plotë kompetencë e them se 74 të tjera rezultuan negativë”.

“Arsyeja e vendimit të ministrit në detyrë Vitia, për shpalljen e Pejës, qytet karantinë, së pari është se, me dy rastet e sontme pozitivë, e prekim totalin me 49 të infektuar si komunë dhe së dyti me sa duket, do të jetë për shkakun se rastet janë të ndara nëpër bashkësi të ndryshme territoriale dhe fshatra, andaj, logjikisht, kjo na bënë që të mos rrezikojmë me vatra shpërthimi. Tjetër arsye nuk ka”, ka thënë Loci për ‘RADIO 1’.

Tutje Loci ka lutur qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave të rrjeteve sociale të paautorizuara.

“Lus edhe njëherë të gjithë qytetarët, që të mos bien pre e dezinformatave në rrjetet sociale. Krejt çka qëndron i themi ne si autoritete komunale, e edhe ne çdoherë në pritje dhe koordinim me IKSHPK-në. Peja ka mjaft shqetësime, edhe lajmet e rreme nuk na duhen”, citohet të ketë thënë Loci.

Ndërsa për masat që aplikohen në një komunë që shpallet karantinë, qytetarët do të njoftohen gjatë ditës së diel, meqë në ora 10:00 do mblidhet Shtabi i Emergjencës.

Ndërkohë Naim Sahiti – Zyrtar Rajonal për Media i Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Pejës, ka konfirmuar për ‘RADIO 1’ se Komiteti i Emergjencës së brendshme i Specialistëve të Spitalit, ka komunikuar mes vete në mesnatë në video-linjë dhe kanë konstatuar gatishmërinë për çfarëdo situate të mundshme. /Njeshi/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori