LAJMI I FUNDIT:

Qershor i vitit 1998, Tahir Zemaj e Sali Çekaj me shokë në një shtëpi në Malësi të Tropojës (Foto)

Qershor i vitit 1998, Tahir Zemaj e Sali Çekaj me shokë në një shtëpi në Malësi të Tropojës (Foto)

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka publikuar një foto nga qershori i vitit 1998, të bërë në fshatin Viqidol të Tropojës, gjatë kohës së luftës në Kosovë e ku shihen luftëtarët e UÇK-së, ushtaraku Tahir Zemaj dhe Sali Çekaj me shokë.

Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “në fotografi, rreth kësaj tryeze të shtruar shqiptarqe sipas traditës dhe rrethanave të kohës janë gjashtë ushtarët e orëve të para të UÇK-së, bartës të organizimit të luftës çlirimtare në Dukagjin e Kosovë”


Postimi i Zemajt:

“Viqidol i Tropojës/ Shqipëri, qershor 1998.

Sipas traditës së malësisë së Tropojës/ Shqipëri: “Shtëpia është e Mikut dhe e Zotit.

Bukë krypë e zemër!”

Në fotografi, rreth kësaj tryeze të shtruar shqiptarqe sipas traditës dhe rrethanave të kohës janë gjashtë ushtarët e orëve të para të UÇK-së, bartës të organizimit të luftës çlirimtare në Dukagjin e Kosovë

Është kjo fotografi e gjallë një referencë historike që dokumenton mundin e luftetarëve të pamposhur, e të kësaj elite largpamëse të kombit që bëri historinë e shekullit të shqiptarëve.

Këtu shihen, nga e djathta:

1.Heroi i Kosovës Tahir Zemaj, ushtaraku karizmatik e i përgatitur me dije dhe fizikisht për çlirimin e Kosovës, që u vra pabesisht më 2003 nga mafia me mantel politik,

2.Hasan Zukaj, një luftëtar sypatrembur që la luksin e Zvicrës dhe erdhi e u dëshmua trimërisht në luftë,

3.Saim Tahiraj, i ulur këmbëkryq me një qëndrim burrëror, luftëtar i orëve të para të UÇK-së, në ato kohë të liga organizator i luftes në Dukagjin, sikurse e sot një aktivist e humanist i madh,

4.Deshmori Muharrem Tafaj nga Viqidoli i Tropojës/ Shqipërisë, i cili ishte bashkëngjitur forcave të UÇK-së nën ombrellën e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, dhe ra në fushëbetejë fytafyt me armikun për të mos vdekur kurrë,

5.Heroi i Kosovës, Sali Çekaj, guri themeltar lirisë së Kosovës, një çlirimtar vizionar që në atë kohë errësire gjithnjë shihte dritë në fund të tunelit. Simboli i fitorës së betejes së Kosharës.

6.Zenun Idrizaj, ushtarak betejash, pjesëmarrës në luftëm legjendare të Kosharës, aty ku u thye kufiri që ndante shqiptarët. Ky në shtator të vitit 1996 hodhi në ajër makineritë e ndërtimit të shtepive të kolonëve serb në Baballoq/ Deçan, për ta parandaluar kolonizimin e Kosovës.

E trishtueshme sot kur sheh disa pretendues fiktiv të rolit të “ushtarakut” e “komandantit” që pa therrë në këmbë mbijetuan luftën, të cilët u katapultuan në përfundim të luftës e që synojnë ta klonojnë historinë e luftës çlirimtare dhe të UÇK, e aktualisht pa turp nuk hezitojnë të tregtojnë territorin e Kosovës, sikur ta trashëgonin nga babai.

Sakaq e ligë kur këta pretendues fiktiv prej “ushtaraku” e “komandanti” luftën e shfrytëzuan për t’u pasuruar, krijuan biznese me burim politikën, fëmijët e tyre na parakalojnë çdo ditë me makina super të shtrenjta, e “tangarlliqet” e tyre me buxhetin e Kosovës na shfaqën çdo ditë në medie.

Në anën tjetër fëmijët e heronjve, dëshmorëve, çlirimtarëve të vërtetë të UÇK janë të papunë, jetojnë në vështirësi ekonomike, së fundi bile duke menduar e pritur liberalizim e vizave për të emigruar jashtë atdheut të shtrenjt… që të mos nëpërkëmbën edhe më tej nga klounët që e kanë kapur shtetin e Kosovës”, ka shkruar Zemaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori