LAJMI I FUNDIT:

Qerkini akuzon ndërkombëtaret se po i mbrojnë serbët për të pagjeturit

Qerkini akuzon ndërkombëtaret se po i mbrojnë serbët për të pagjeturit

Për çështjen të pagjeturve edhe 17 vite pas luftës mbetet shumë për t’u bërë pasi si pasojë e mungesës së informacioneve, procesi ka ngecur duke qenë kështu jashtëzakonisht i ndjeshëm, ka thënë kështu drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj në “Rubikon” të KTV-së, duke shtuar se mungesa e informacionit vjen si pasojë e politizimit të çështjes.

“Më vjen keq për familjarët të cilët i kanë hapur veshët dhe po na dëgjojnë sonte”, ka thënë përfaqësuesi i familjarëv të pagjeturve, Bajram Qerkini duke ju drejtuar parafolësve te tij, të cilët kanë folur për gjendjen e tanishme me rastin e të pagjeturve. “Ndërkombëtarët janë ata që po i mbrojnë serbët dhe janë politikanët tonë që nuk po i thonë fjalët e duhura atyre”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.


“Nëse vazhdohet me këtë trend, duhen edhe 50 vite që t’i identifikojmë këto raste”, ka thënë kryetari i komisionit Qeveritar për të Pagjetur, Prenk Gjetaj, duke shtuar se duhet patjetër që të bëhen ndryshime në këtë proces.

Procesi i gërmimeve ende mbetet në duart e ekspertëve të EULEX-it, dhe kjo sipas Gjetaj është pengesë në koordinimin e tyre për të parë progres mbi këtë çështje.

Peng i drejtësisë e jo i politikës ka thënë të jetë çështja e të pagjeturve, Ibrahim Makolli, zyrtar i delegacionit për bisedime me Serbinë për çështjen e të pagjeturve.

Për përfshirjen e kësaj teme në bisedimet me Serbinë, Makolli ka thënë që mbetet në dilemë nëse duhet të ketë prioritet pasi ajo mund të merr nuancë politike duke qenë që sipas tij secila temë që diskutohet në Bruksel trajtohet politikisht.

Kurse këshilltari i presidenti Thaçi, Ardian Arifaj ka thënë se aq sa ka pasur mundësi, Kosova ka arritur të bëjë mbi këtë çështje, duke shtuar se duhet të ketë kujdes të shtuar që çështja mos ta politizohet.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori