LAJMI I FUNDIT:

Qeriqi: Është normale që nëse dikush shpif ndaj UÇK-së duhet të ndiqet

Qeriqi: Është normale që nëse dikush shpif ndaj UÇK-së duhet të ndiqet

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duhet të kalojë medoemos në Kuvend.

Qeriqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ligji për ta si organizatë ka qenë i pranueshëm dhe se lëshimet kanë mundur të përmirësohen në leximet tjera.

“Normalisht se ai person që shpif kundër UÇK-së duhet të ndiqet penalisht, por asnjëherë nëse dikush e flet të vërtetën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se ka pasur shumë raste kur dëshmitarët kanë shpifur dhe se ky ligj është shumë i nevojshëm për të mos dëmtuar imazhin e UÇK-së.

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së thotë se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duhet të miratohet dhe sipas tij pastaj të plotësohet dhe përmirësohet në komisione të ndryshme të Kuvendit të Kosovës.

“Për në është më e rëndësishme që të kalojë si ligj në Kuvend. Në komisione parlamentare ligji nuk ka pasur vërejtje, u habita si dolën vërejtjet në seancën e Kuvendit”, deklaroi Xhevdet Qeriqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori