LAJMI I FUNDIT:

Qentë endacakë shqetësim për të gjitha komunat, Kurti dhe kryetarët komunalë diskutojnë rreth zgjidhjes së problemit

Qentë endacakë shqetësim për të gjitha komunat, Kurti dhe kryetarët komunalë diskutojnë rreth zgjidhjes së problemit
Foto: Arkiv

Regjistrimi i popullsisë dhe zgjidhja e problemit për qentë endacak janë ndër dy çështjet që janë diskutuar në takimin e mbajtur ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe disa kryetarëve të komunave.

Kurti bëri të ditur se regjistrimi i popullsisë do të fillojë në fillim të prillit.


“Regjistrimi i popullsisë do të fillojë në fillim të muajit prill, pra një muaj e gjysmë nga sot. Ky regjistrim do të rezultojë me të dhëna të shumta që do të mundësojnë vendimmarrësve dhe shfrytëzuesve tjerë duke filluar nga qeveria, shoqëria civile, bizneset, donatorët e investitorët të zhvillojnë strategji, programe e produkte dhe ofrojnë shërbime që i plotësojnë nevojat e qytetarëve.

Politikbërja e bazuar në të dhëna është e rëndësishme si për nivelin qendror ashtu edhe për atë lokal të qeverisjes, sepse mundëson planifikim të mirë, shpërndarje të drejtë dhe të barabartë të burimeve për arsim, shëndetësi dhe punësim…Në mënyrë që regjistrimi të realizojë në tërësi objektivat për gjenerimin e të dhënave të plota dhe të sakta nevojitet një bashkëpunim dhe bashkëveprim i ngushtë ndërmjet Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe komunave të Republikës.

Andaj shfrytëzoj rastin që edhe në këtë takim të bëjë thirrje për përkushtim dhe angazhim të përbashkët të të gjithëve në përfundimin me sukses të këtij procesi me rëndësi qenësore për zhvillimin socio-ekonomik të vendit tonë”, tha Kurti.

Përveç kësaj, si çështje urgjente për të diskutuar, Kurti vlerësoi problemin e vazhdueshëm me qentë endacak, derisa potencoi se kjo situatë është shqetësuese për të gjitha komunat.

Kurti tha se strategjia për zgjidhjen e këtij shqetësimi përfshinë disa hapa ndër institucional, siç është ndërtimi i strehimoreve dhe zhvillimin e shërbimeve lokale të menaxhimit të qenve.

Ai tha se është propozuar që të ndërtohen disa strehimore për qentë endacakë, në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit dhe Kamenicës.

“Është çështja e qenve të braktisur dhe endacak. Ky është një shqetësim që e ka çdo komunë dhe për të cilën qeveria e ka krijuar grupin koordinues të udhëhequr Ministria e Administrimi të Pushtetit Lokal.

Strategjia e dalë nga ai grup parasheh disa hapa ndër institucional ndër to, ndërtimin e strehimoreve dhe zhvillimin e shërbimeve lokale të menaxhimit të qenve. Për momentin Grupi punues propozon ndërtimin e katër strehimoreve në katër komuna.

Në Prishtinë, në Prizren, në Pejë dhe Gjilan e Kamenicë…Iu bëjë thirrje që të bashkëpunoni sa më ngushtë më këtë Grup koordinues në arritjen e objektivave të synuara nga të cilët përfitues janë të gjithë”, potencoi Kurti. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori