LAJMI I FUNDIT:

Qëndrimet e opozitës për Propozimin evropian dhe reagimet e ambasadës amerikane, gjermane dhe franceze

Qëndrimet e opozitës për Propozimin evropian dhe reagimet e ambasadës amerikane, gjermane dhe franceze

Qëndrimet e partive opozitare për Propozimin Evropian kanë ngjallur reagimin e ambasadorëve të huaj të akredituar në Kosovë.

Të enjten që shkoi në Kuvendin e Kosovës përfaqësues të partive opozitare kanë shprehur qëndrimin e tyre ndaj Propozimit evropian. Në seancën e 2 marsit që ishte zhvilluar debat deri pas mesnate për Planin Evropian, kryeministri Albin Kurti mori kritika të ashpra nga partitë opozitare.

Nga partitë opozitare u tha se ka degradim të procesit, ku nga marrëveshje me njohje në qendër, në marrëveshje me Asociacion në qendër.


E pas deklaratave të partive opozitare ka ardhur edhe reagimi nga ambasadat e huaja në Kosovë.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ditë më parë në një intervistë për Radio Kosovën theksoi se pret nga opozita përgjegjësi politike e shtetërore.

“E di, të enjten kishte një debat parlamentar, që ka zgjatur deri pas mesnatës. I ndjek deklaratat e tyre dhe ajo që mund të them është se nuk ia vlen, pra është kot të flasë për të kaluarën, e kam fjalën për temën e diskutimit lidhur me Asociacionin e komunave serbe.

Ekziston një obligim që është bartur nga qeveritë e kaluara tek kjo qeveri, pra nga qeveri të kaluara, që ishte përbërë nga opozita e sotme. Ajo qeveri e përbërë atëherë nga opozita e sotme, kishte marrë obligime që nuk i kishte zbatuar dhe tani qeveri e sotme duhet të ballafaqohet me atë trashëgimi”, ka thënë ai.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde

“Personalisht, nga opozita pres përgjegjësi politike shtetërore dhe me këtë rast dua të potencoj edhe një herë se e gjithë bashkësia ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë partnerët më të ngushtë të Kosovës, qëndrojnë fuqishëm prapa këtij propozimi.

Prandaj, dua të shpresoj se opozita do të ketë sjellje konstruktive dhe këtë temë super politike të mos e shfrytëzojë për lojëra të brendshme politike ashtu siç kishte ndodhur në të kaluarën. Tani bëhet fjalë për të siguruar të ardhmen dhe këtu gjithkush ka përgjegjësinë e vetë politike, në mënyrë të veçantë opozita”, ishte shprehur ambasadori gjerman.

Krasniqi: Kosova humbi njohjen dhe fitoi Asociacionin
Lexo po ashtu Krasniqi: Kosova humbi njohjen dhe fitoi Asociacionin

Për qëndrimet e opozitës kanë reaguar edhe nga Ambasada amerikane.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuara për qëndrimin e dy partive opozitare, PDK dhe LDK, kundër propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

ShBA të shqetësuara me kundërshtimin e PDK-së dhe LDK-së ndaj propozimit të BE-së
Lexo po ashtu ShBA të shqetësuara me kundërshtimin e PDK-së dhe LDK-së ndaj propozimit të BE-së

Deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare “nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin”, ka thënë të hënën një zëdhënëse e Ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë.

“Jemi të shqetësuar me deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të BE-së”, ka thënë një zëdhënëse e ambasadës. “Këto pikëpamje nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin”.

Abdixhiku: Marrëveshja e 27 shkurtit në Bruksel, e rrezikshme dhe lëshim i madh
Lexo po ashtu Abdixhiku: Marrëveshja e 27 shkurtit në Bruksel, e rrezikshme dhe lëshim i madh

Zëdhënësja e Ambasadës së ShBA-ve i ka thënë Paparacit se Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë qëndrimin për propozimin e Bashkimit Evropian në nivelet më të larta të qeverisë.

Sipas saj, qëndrimi i ShBA-ve për propozimin është bërë i qartë në dy komunikimet e fundit të presidentit Joe Biden dhe sekretarit Antony Blinken për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, rreth tri javë më parë.

“Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken, në komunikimet e tyre të fundit për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, nënvizuan se propozimi ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta çojë Kosovën drejt stabilitetit më të madh rajonal, prosperitetit ekonomik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka thënë zëdhënësja e Ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë.

Në përgjigjen e Ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë është ripërsëritur qëndrimi i Shteteve të Bashkuara në mbështetje të propozimit të BE-së.

“Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se ne mbështesim Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Në veçanti, ne e mbështesim plotësisht propozimin e BE-së në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë një zëdhënëse e ambasadës.

ShBA-ja ka kujtuar se përpjekjet e saja të bashkërenduara për ta çuar përpara këtë propozim kanë përfshirë konsultimet me partitë opozitare të Kosovës “kanë përfshirë konsultimet me partitë opozitare të Kosovës”.

E të martën edhe ambasadori francez, Olivier Guerot kërkoi nga opozita ta shohë ndryshe Asociacionin.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, deklaroi të martën se marrëveshja e diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, do të mund të ishte një moment historik për të dyja vendet.

Në një prononcim për media, Guerot tha se kjo marrëveshje është pozitive dhe në interesin e Kosovës si shtet.

“Mendoj se jemi në një moment premtues, ka mundësi reale të bëjmë progres konkret në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja që u diskutua më 27 shkurt ka potencial… ka shumë për të dyja vendet për Kosovën dhe Serbinë. Është diçka shumë pozitive dhe në interesin e Kosovës si shtet”, u shpreh ai para gazetarëve.

Guerot foli edhe për qëndrimet e opozitës, për të cilët tha se duhet ta shikojnë çështjen e Asociacionit nga një perspektivë më e gjerë.

“Kosova është një vend demokratik dhe është normale që pozita dhe opozita të jenë në kundërshtim për çështje të ndryshme. Ne siç kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës, kërkojmë njëjtë edhe nga opozita që ta shohin çështjen e Asociacionit nga një perspektivë më e gjerë, ta shohin ‘pikturën e madhe’ dhe t’i vlerësojnë përpjekjet që komuniteti ndërkombëtar po bën për Kosovën dhe Serbinë”, deklaroi mes tjerash ambasadori francez.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot

Guerot tha se shpreson që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të finalizohet më 18 mars, kur do të jetë edhe takimi i radhës.

Pas reagimeve të ambasadave të huaja, ka reaguar ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se LDK-ja është kundër mashtrimit, e jo kundër partnerëve të shtetit të Kosovës.

Ndryshe, më 27 shkurt në një takim në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë pajtuar në parim me Propozimin evropian për normalizimin e raporteve.

Pas Propozimit, pritet të diskutohet aneksi për zbatimin e Propozimit, ndërkaq takimi i radhës është caktuar për 18 mars në Ohër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori