LAJMI I FUNDIT:

Qendra humanitare në Nish, Rusia shton presionin ndaj Serbisë – SHBA dyshon se mund të shndërrohet në bazë spiunimi

Qendra humanitare në Nish, Rusia shton presionin ndaj Serbisë – SHBA dyshon se mund të shndërrohet në bazë spiunimi

Rusia e ka shtuar presionin ndaj Serbisë duke kërkuar status diplomatik për personelin rus në kapacitetin kundërthënës, për të cilin zyrtarët e Shteteve të Bashkuara besojnë se mund të shndërrohet në bazë spiunimi e Rusisë në Ballkan.

Moska disa herë i ka përgënjeshtruar raportet se e ashtuquajtura, Qendër humanitare ruso-serbe, në qytetin jugor Nish, është bazë e Rusisë për përgjim të perëndimit në Ballkan.


Më tutje, agjencia AP nga Beogradi, raporton se Ballkani është një rajon i tensionuar ku Rusia garon për ndikim.

Moska disa herë ka thënë se kjo qendër shërben vetëm për misione humanitare.

Zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se gjatë takimit të sotëm, ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Chepurin, ka kërkuar nga ai për ta zgjidhur statusin e qendrës “sa më shpejtë që të jetë e mundur” për shkak të “vëllimit të punëve të saj”.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se “as Moska e as Uashingtoni” nuk do të ndikojnë në vendimin e qeverisë për statusin e qendrës në Nish.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim lidhur me këtë qendër, e cila është hapur nga Rusia dhe Serbia në vitin 2011.

Lokacioni i saj është afër kufirit të Serbisë me Bullgarinë, anëtare e NATO-s, dhe me Kosovën, ku ndodhet një bazë e madhe ushtarake amerikane dhe trupat paqeruajtëse të NATO-s. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori