LAJMI I FUNDIT:

Qëllon me revole mbi një apartament, policia amerikane në kërkim të burrit – kamerat e sigurisë e filmojnë duke shkrepur dy plumba

Qëllon me revole mbi një apartament, policia amerikane në kërkim të burrit – kamerat e sigurisë e filmojnë duke shkrepur dy plumba

Policia amerikane është vënë në kërkim të një burri që kishte hapur zjarr mbi një apartament të uzurpuar në Queens.

Burri është kapur nga kamerat e sigurisë duke shkrepur dy plumba mbi ndërtesën Jackson, në afërsi të rrugës 91, transmeton Telegrafi.


E banorët e kompleksit ishin frikësuar tej mase nga të shtënat që i dëgjuan, dhe nuk e dinin shkakun për këtë incident.

“Ka pasur foshnja në ndërtesë, fëmijë të vegjël e të moshuar”, ka thënë një banor i kompleksit.

Njëri nga dy plumbat kishte thyer dritaren e një apartamenti dhe kishte mbetur i bllokuar në rrethojën mbrojtëse të metaltë, kurse brenda kishin qenë tre persona.

E plumbi tjetër ka mbetur në fasadën e ndërtesës. Për fat të mirë askush nuk është lënduar, ndërsa nuk dihej nëse burri kishte për cak ndonjë person apo thjesht qëllonte mbi apartament.

Megjithatë brenda apartamentit në ato momente kishin qenë dy femra të moshës 23 dhe 25-vjeç si dhe një djalë 20-vjeçar. /Telegrafi/