“Qelizat e pavdekshme” të kancerit të një gruaje që shpëtuan miliona jetë
Imagjinoni këtë situatë: Ai është mjek në një nga institucionet më prestigjioze mjekësore në botë. Pacientja vjen me formën shumë agresive të kancerit të qafës së mitrës dhe mjeku vendos të mbledh qelizat e saj për t’i studiuar për këtë rast të veçantë.
Teksa studioheshin qelizat, u vu re diçka të çuditshme: pas një numri të caktuar të ndarjeve, ato nuk kanë të vdekur si qelizat e tjera në laboratoret kërkimore. Ato mbijetonin!
Kur mjeku u bë i vetëdijshëm për “pavdekësinë” e këtyre qelizave, ai nuk mund të imagjinonte se çfarë potenciali ky fenomen fsheh, transmeton Telegrafi.
Ishte ky viti 1950 dhe diçka e ngjashme nuk i kishte ndodhur atij e asnjë studiuesi në botë. Por, çfarë vendosi të bënte?
Emri i tij është George Otto Gey dhe për të përgjigja ishte e thjeshtë: të mblidhte qelizat dhe t’i shumonte për kërkime në të ardhmen.
Pacientja e tij 31-vjeçare quhej Henrietta Lacks. Qelizat e kancerit të saj në komunitetin shkencor shpejtë u quajtën “Qelizat HeLa”.
Edhe 60 vjet pas mbledhjes së tyre, “Qelizat HeLa” janë akoma kultura më e përdorur qelizore në botë, që është riprodhuar me miliarda herë. Arsyeja për këtë është karakteristika e tyre e veçantë, meqë janë qeliza të cilat kanë mbijetuar in vitro (epruvetë) dhe kështu u bënë bazë për disa nga zbulimet më të rëndësishme në mjekësinë moderne.
Kështu, nëse jeni vaksinuar ndonjëherë kundër paralizës së fëmijëve, duhet t’i falënderoheni këtyre qelizave. Që nga 1840 e deri më 1950, kjo sëmundje ishte epidemi vdekjeprurëse globale nga e cila nuk u kursye as presidenti amerikan, Franklin D. Roosevelt, transmeton Telegrafi.
Vaksina që u zhvillua në vitin 1952 nga mjeku Jonas Salk ishte e mundur fal “Qelizave HeLa”. Këto qeliza ishte lehtë të infektoheshin dhe të studioheshin. Vaksina parandaloi 650 mijë vdekje dhe 13 milionë raste të paralizës nga viti 1988.
“Qelizat HeLa” ishin baza për zhvillimin e fushës së virologjisë. Përveç kësaj, kontributi i tyre në mjekësinë moderne tejkalon zhvillimin e vaksinave. Ato janë përdorur në studimin e kancerit, HIV-it, gjenomit njerëzor, tuberkulozit, HPV-së, sëmundjes Parkinson e madje në industrinë kozmetike.
Pra, pa Henrietta Lacksin nuk do të dinim ku do të ishim sot, sepse qelizat e saj ishin katalizator i shumë përparimet mjekësore, dëshmitarë të cilave jemi sot. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre