LAJMI I FUNDIT:

Qele thesin, kqyr çka ka!

Qele thesin, kqyr çka ka!

Për vit të ri, në çdo shtëpi!

Big Red Weekend është aktivitet i zbritjeve të mëdha para festave të fundivitit, i cili pasqyron ardhjen e Babadimrit me thesin madhështor të mbushur plotë befasi për të gjithë, fëmijë e të rritur. Jo rastësisht, Babadimri është i veshur në të kuqe, ngjyrë e cila simbolizon jo vetëm dashurinë, por edhe atë për të cilën çdo familje ka nevojë në prag të festave, që janë zbritjet e mëdha.

BIGRED WEEKEND POSTER_v2

Dita e shtunë dhe e dielë do të jenë të ngjyrosura kuq, me zbritje të mëdha dhe oferta atraktive. Më 19 dhe 20 dhjetor 2015, gjatë tërë ditës së bashku me ardhjen e Babadimrit në rrjetin e qendrave tregtare Viva Fresh Store do të bindeni që dhurata më e mire është zbritja për secilin. Për dy ditë radhazi, do të mund të përfitoni zbritje prej 30% deri në 70% në qindra produkte në produktet e dekorimeve, shtëpisë dhe veshmbathje.
Nën sloganin “Qele thesin, kqyr çka ka”, Viva Fresh njofton konsumatorët që të gjitha produktet e dekorimeve janë në ofertë speciale Blej 1 produkt, merr 1 Gratis edhe për një kohë të shkurtë.

Në mënyrë që të gjithë të jemi gati për festat e fundvitit, Viva Fresh është përgatitur me sasi të mjaftueshme dhe kënde të ndryshme që lehtësojnë blerjen duke kursyer kohën tuaj.

1. Këndi i Dhuratave
Dhuratat janë shprehje e kujtimit dhe vlerësimit që bëjmë për njëri-tjetrin. Pa dyshim që fëmijët janë ata që gëzohen më shumë dhe presin më tepër dhurata. Në Viva Fresh Store, mund të gjeni dhuratat më të bukura me çmime shumë të volitshme.

2. Këndi i Fishekzjarreve
Nga data 19 Dhjetor, do të aktivizohen këndet e fishekzjarreve, ku ju mund të gjeni qindra lloje të fishekzjarreve. Kujdes, përdorimi i fishekzjarreve lejohet nga 26 Dhjetor 2015 dhe përdorimi i tyre nga fëmijët duhet të bëhet nën mbikqyrjen e prindit.

aaa

3. Këndi i Babadimrit
Për të gjithë fëmijët, familjarët dhe artdashësit e festave, Viva Fresh Store ka përgatitur edhe “Këndin e Babadimrit” me bashkëpunëtoret e saj profesional, duke ofruar mundësi për fotografim falas me Babadimrin por edhe shërbimin e fotografive të kualitetit të lartë, të mbushur me përplot motive festive dhe shumë surpriza të tjera!

Pejë

Nxitoni!
Qele thesin, ka hala!

Fush Kosovë