LAJMI I FUNDIT:

Qela: Shkëmbimi i territoreve do të shkaktonte tragjedi në popull

Qela: Shkëmbimi i territoreve do të shkaktonte tragjedi në popull

Deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela duke komentuar rrënimin e murit në veri të Mitrovicës ka thënë se është mirë që rrënimi i tij ishte një veprim i duhur.

Sipas Qelës në veri nuk ka tensione dhe shqiptarët duhet të kthehen në atë pjesë të Mitrovicës.


“Unë mendoj se nuk ka tensione dhe mendoj se shqiptarët e ligjshëm duhet të kthehen në atë pjesë të qytetit. Krejt kjo mënyrë e bisedimeve ka qenë e gabuar, sepse ëshë dashur prej fillimit të bëhen bisedime politike” tha Qela në Info Magazine të Klan Kosovës.

Qela është shprehur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc jetojnë popullatë me shumicë shqiptare, me fjalë të tjera derisa kanë vazhdimësi territoriale është e drejtë e tyre të pyetën nga duan të shkojnë. Përveç në pjesën veriore te Mitrovicës që nuk duhet asesi ta legjitimojmë spastrimin etnik. Duhet të gjendet zgjidhje si për serbët e veriut ashtu edhe për shqiptarët e Preshevës. Ne kërkojmë të drejta të njëjta për të dy pjesët. Aktualisht serbët e kontrollojnë edhe veriun e Kosovës edhe e kontrollojnë krejtësisht Preshevën, Bujanocin, Medvegjën”, tha Qela.

Ai ka thënë se duhet të ketë reciprocitet në kuptimin që të drejtat që kanë serbët e veriut duhet t’i kenë edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

“Në fund të fundit e dimë se Bashkësia Ndërkombëtare nuk e pranon ndarjen, kjo do të thotë se nuk mund ta dërgojmë këtë çështje përpara deri në zgjidhje të problemit. Dallimi ndërmjet shkëmbimit të territoreve dhe çështjes për vetëvendosje dallon”.

“Shkëmbim të territoreve ne nuk pranojmë sepse do të ishte një tragjedi në popullatë. Koncepti i Hazirit është i papërpunuar dhe gabim. Duhet të pyetet popullata vendase dhe çfarë zgjidhje duan”, tha Qela. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori