LAJMI I FUNDIT:

Qehaja: Formularët e vlerësimit të pakuptimta edhe për drejtorët, lëre më për mësimdhënësit (Video)

Qehaja: Formularët e vlerësimit të pakuptimta edhe për drejtorët, lëre më për mësimdhënësit (Video)

Rinor Qehaja nga Instituti “Edguard” ka dyshime për efikasitetin e procesit të vlerësimit të mësimdhënësve.

Në emisionin “Përballje” të gazetarit Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini janë përballur zyrtarë nga Ministria e Arsimit dhe ekspertë të fushës në lidhje me vendimin e MASHT për të vlerësuar performancën e mësimdhënësve.


Panelistët kanë dhënë argumentet e tyre pro dhe kundër këtij procesi, i konsideruar mjaft i rëndësishëm.

Rinor Qehaja nga instituti “Edguard” ka thënë se procesi i vlerësimit të mësimdhënësve ka filluar që nga viti 2012 por tash po na paraqitet si diçka e re.

“Ajo që po na paraqitet si sukses i fillimit të këtij procesi, nuk është tjetër veçse një dështim ndër vite i procesit të vlerësimit të mësimdhënësve”.

Hulumtuesi i çështjeve të arsimit ka thënë se formati aktual i vlerësimit të mësimdhënësve nuk është i përshtatshëm sepse u lejon këtyre të fundit të përgatiten.

“Inspektorët paralajmërojnë më javë dhe muaj më herët mësimdhënësit, ku këta të fundit do të përgatiten edhe me kopje apo diçka të ngjashme dhe do të marrin pikët maksimale. Kjo nuk i siguron cilësi arsimit në Kosovë”.

Ai ka thënë se edhe formularët që do u ofrohen mësimdhënësve për t’i plotësuar e që më pas në bazë të përgjigjeve të tyre do të vlerësohen janë shumë të pakuptimta për shumicën e arsimtarëve dhe për vetë drejtorët.

“Kriteret janë shumë të përgjithësuara dhe nuk ofrojnë kurrfarë vlerësimi cilësor”.

Qehaja ka thënë se instituti “Edguard” është pro vlerësimit të performancës së mësimdhënësve por ka dyshime për metodologjinë që është zgjedhur.

“Mungesa e vullnetit politikë, na shtynë të dyshojmë që ky do të përfundoj vetëm si një proces administrativ e që për pasojë nuk do të ndryshojnë gjendja në arsim”, tha ndër të tjera Rinor Qehaja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori