LAJMI I FUNDIT:

Që nga fillimi i pandemisë, 498 mjekë të infektuar me coronavirus

Që nga fillimi i pandemisë, 498 mjekë të infektuar me coronavirus
Foto: Arkiv

Që nga fillimi pandemisë COVID-19 deri më sot në vendin tonë janë infektuar me coronavirus 498 mjekë, ndërsa prej tyre shtatë kanë ndërruar jetë.

Pleurat Sejdiu nga Oda e Mjekëve të Kosovës në një prononcim për Telegrafin ka thënë se aktualisht në Kosovë janë 220 mjekë të infektuar me virusin COVID-19.


Sejdiu bëri të ditur se nga ky numër i mjekëve të infektuar, 15 janë prej sektorit privatë.

“Prej fillimit të pandemisë e deri më sot, sipas raportit që kemi marr ishin 498 mjekë të infektuar, ku prej tyre 15 janë të sektorit privatë. Aktualisht kemi 220 mjek aktivë me COVID-19, ndërsa shtatë mjekë kanë ndërruar jetë”, ka thënë Sejdiu në një prononcim për Telegrafin.

Ndryshe, të dhënat e fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik bëjnë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 12.683 raste nga 48.232 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 488 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.788 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.407.

Ndryshe, një ditë më parë infektologu Murat Mehmeti ka thënë se ka rënë në 80 numri i pacientëve të shtrirë me COVID-19 në Klinikën Infektive në QKUK.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë edhe më tej t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHP-së. /Telegrafi/