Rituali i një burri nga Michigani për të blerë gjithmonë një biletë lotarie para një udhëtimi me veturë ia vlejti, pasi fitoi një çmim prej 2 milionë dollarësh.

Burri 27-vjeçar nga Qarku Mackinac tha se ka një ritual për blerjen e biletave.


"Sa herë që shkoj në një udhëtim me veturë me familjen ose miqtë, blej një biletë për ta gërvishtur në veturë", tha lojtari.

"Isha me një mik dhe po bëheshim gati për t'u kthyer në shtëpi, kështu që ndalova dhe mora biletën time si zakonisht. Ndërsa po hipja në veturë, i thashë mikut tim, a mendon se njerëzit fitojnë ndonjëherë”, shtoi ai.

Lojtari shpejt e kuptoi se e mbante vetë përgjigjen e pyetjes së tij.

"E gërvishta biletën dhe nuk e kuptova derisa mbarova së gërvishturi sa kisha fituar. Kur kuptova se në fakt kisha fituar 2 milionë dollarë, të jem i sinqertë, qava si një foshnjë! Ende më duket si një ëndërr", deklaroi fituesi.

Ai tha se planifikon t’i përdorë paratë e çmimit për të bërë një udhëtim në Hawaii dhe për të bërë investime. /Telegrafi/